7.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeNikollovski VMRO-DPMNE paraqet ditën e enjte si afatin për votimin e...

Nikollovski VMRO-DPMNE paraqet ditën e enjte si afatin për votimin e mosbesimit të Qeverisë ( video)

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Aleksdandar Nikolovski u shpreh se më së voni deri të enjten do të duhet të votohet nisma për rrëzimin e Qeverisë, duke nënvizuar se kreu i Kuvendit duhet të krijoj hapësirë edhe për debat, që t’ju mundësohet deputetëve të shprehin qëndrimet e tyre.

“Presim që kryetari i Kuvendit në bazë të Kushtetutës, dhe Rregullores për Punë të Kuvendit, sa më shpejtë të thërret seancë të kuvendit, në të cilën do të votohet për votëbesimin e qeverisë. Ndërkohë kreu i kuvendit duhet të lë hapësirë edhe për debat. Pres që në afat prej tre ditësh ose më së voni deri të enjten të votojmë për rrëzimin e kësaj qeverie”, tha Nikollovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments