18.7 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeNga shteti kërkohen kthim të 2,2 milionë eurove të KE-së, të keqpërdorura...

Nga shteti kërkohen kthim të 2,2 milionë eurove të KE-së, të keqpërdorura përmes programit Erazmus+ në periudhën 2016-2018

Zyra evropiane për luftë kundër mashtrimeve (OLAF) kërkon kthim të 2,2 milionë eurove nga Maqedonia e Veriut, të kerqpërdorura përmes programit Erazmus+ në periudhën 2016-2018. Drejtoria e përgjithshme për arsim, rini, sport dhe kulturë e Komisionit Evropian, në pajtim me raportin e OLAF, më 30 nëntor të vitit 2023 përmes e-postës ka dërguar njoftim deri te Agjencia kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet me kërkesë për kthesë të mjeteve, e këtë muaj Agjencia ka marrë njoftim edhe për plotëfuqishmëri të vendimit.

Drejtori i Agjencisë kombëtare Mirko Gjorgjiovski në konferencë për shtyp kumtoi se lënda është te Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, por për shkak të procedurës parahetimore, nuk mund të kumtojë më shumë hollësira.

“Në njoftimin u informuam se ekzistojnë indikacione të caktuara për parregullsi lidhur me dosjet projektuese të 22 shfrytëzuesve të grantit nga programi Erazmus+, të financuar nga Komisionoi evropian. Në pajtim me këtë njoftim, kërkohet kthim i mjeteve prej 2.276.212 euro, të cilat janë ndarë si grante në periudhën prej viti 2016 deri vitin 2018”, tha Gjorgjievski.

Ndërkohë, Agjencia kombëtare ka dërguar kërkesë edhe deri te Drejtoria për polici financiare pranë Ministrisë së Financave për informata lidhur me kontrollet e kryera të OLAF.

Duke marrë parasysh se në vijim është procedurë që e zbaton Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsoionit, ai luti për mirëkuptim se nuk mund të ndajë më shumë hollësira lidhur me këtë lëndë, e cila, siç tha, është me interes për tërë opinionin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments