9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeNew York legalizon marihuanën

New York legalizon marihuanën

Kongresi i Nju Jorkut miratoi një ligj që legalizon përdorimin e marihuanës.

New York u bë shteti i 15-të amerikan që legalizon marihuanën rekreative. Ligji u miratua me 40 vota pro dhe 23 kundër.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se mezi priste të nënshkruante ligjin.

“Nju Jorku ka qenë kryeqyteti progresiv i këtij shteti ndër vite, dhe ky ligj i rëndësishëm vazhdon në atë rrugë”, tha Cuomo.

Administrata e guvernatorit Demokrat vlerësoi më parë se legalizimi mund t’i sillte vendit rreth 350 milion dollarë në vit.

Ligji lejon shitjen rekreative të marihuanës tek të rriturit mbi moshën 21 vjeç dhe përcakton një procedurë për lëshimin e licencave për shpërndarjen e produkteve të kanabisit tek klientët.

Njujorkezët do të jenë në gjendje të rritin deri në gjashtë bimë për përdorim personal.

Ligji do të hyjë në fuqi menjëherë, por shitjet do të fillojnë në një vit e gjysmë deri në dy vjet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments