13.6 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaNesër mbahet takimi i Këshillit të Energjisë BE-ShBA, diskutohet edhe çështja e...

Nesër mbahet takimi i Këshillit të Energjisë BE-ShBA, diskutohet edhe çështja e veriut të Kosovës

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimin Evropian energjia, siguria, furnizimit dhe tranzicioni drejt energjisë së pastër janë prioritete të përbashkëta.

Tensionet aktuale në raport me Rusinë, rritja e madhe e çmimit të energjisë elektrike dhe derivateve që përdoren për prodhimin e rrymës, kanë ngritur sërish lart në agjendën e përbashkët çështjen e furnizimit me energji jo vetëm të Evropës Perëndimore, por edhe të fqinjësisë evropiane. Kjo çështje është shndërruar në prioritet gjeostrategjik.

Të hënën, më 7 shkurt, në Uashington do të zhvillohet takimi i Këshillit të përbashkët të Energjisë BE-ShBA. Ky këshill do të bëjë bashkë përfaqësuesit e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden dhe asaj të BE-së. Në këtë mbledhje do të marrë pjesë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sekretarja amerikane për Energji, Jennifer Granholm, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, komisionarja evropiane për Energji, Kadri Simson dhe përfaqësues të tjerë amerikanë dhe evropianë.

Para këtij takimi, presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një deklarate të përbashkët kanë konfirmuar se po punohet së bashku për të zvogëluar varësinë nga Rusia, për të pasur më shumë burime të furnizimit me energji dhe për të siguruar furnizim me energji për Evropën.

Takimi i Këshillit për Energji BE-ShBA kësaj radhe ka më shumë karakter politik dhe gjeostrategjik sesa më parë dhe në të pritet të konfirmohet qëllimi për të rritur diversifikimin e burimeve të energjisë.

“Të vetëdijshëm për ndryshimet e shpejta të hapësirës së energjisë dhe rrezikut të vazhdueshëm për sigurinë e energjisë, përfshirë edhe sigurinë kibernetike të sistemit të energjisë, Këshilli i Energjisë BE-ShBA punon për të zgjeruar sigurinë e energjisë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë”, është thënë në draftin e deklaratës së përbashkët që pritet të miratohet në këtë takim,

Në këtë deklaratë në veçanti përmendet nevoja për angazhim të shpejtë për të adresuar problemet e furnizimit me gaz në Evropë dhe në Ukrainë.shkruan “Rel”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments