17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeNë shtëpinë e shkupjanit policia zbulon laborator për prodhim të marihuanës

Në shtëpinë e shkupjanit policia zbulon laborator për prodhim të marihuanës

Nga MPB njoftojnë se sot në Shkup është arrestuar 44-vjeçari D.K. nga Shkupi, pasi në shtëpinë e të njëjtit është gjetur laborator për prodhim të marihuanës, transmeton TV21. Nga MPB thonë se bastisja në shtëpinë e shkupjanit është bërë me urdhër paraprak të gjykatës.

“U gjet laborator për prodhim të marihuanës me rreth 150 rrënjë të mbjella, llamba, ventilatorë dhe pajisje të tjera, si dhe disa shiringa me materie ngjyrë kafe, marihuanë dhe një peshore digjitale”, thonë nga MPB./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments