13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeNë pikën kufitare Jazhincë nuk mund të kalohet sepse pala kosovare nuk...

Në pikën kufitare Jazhincë nuk mund të kalohet sepse pala kosovare nuk punon

Vendkalimi kufitar Jazhincë drejt Republikës së Kosovës nga mbrëmë në mesnatë është përgatitur për punë, por nuk ka kalime të kufirit, duke pasur parasysh atë se nuk funksionon  kalimi kosovar. Për këtë shkak edhe njerëzit të cilët me automjete dëshironin të shkojnë në Kosovë, u kthyen nga policia në vendkalim.- Advertisement –

“Ne jemi të gatshëm për punë por nuk ka kalime sepse kolegët nga vendkalimi kufitar Glloboçicë na informuan se vendkalimi i tyre do të funksionojë prej 28 qershorit. pati katër automjete të cilat deri më tani dëshironin të hyjnë në territorin e Kosovës përmes vendkalimit kufitar Jazhincë, por për shkak të gjendjes dhe njoftimit nga pala kosovare, u kthyen nga nëpunësit tanë”, deklaroi Zharko Tërpevski, shefi i i vendkalimit kufitar Jazhincë.Vendkalimet kufitare prej sot në pajtim me vendimin e Qeverisë, u hapën tërësisht për lëvizje të papengueshme të udhëtarëve dhe automjeteve pa teste PCR dhe pa udhëzim në izolim shtëpiak apo në karantinë shtetërore./MIA-tv21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments