7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeNë fazën përfundimtare rikonstruimi i rrugës nga Tetova deri në Brodec

Në fazën përfundimtare rikonstruimi i rrugës nga Tetova deri në Brodec

 Vazhdimi i rrugës nga Tetova përmes vendit Banjë deri në fshatin Brodec, i cili realizohet gjatë dy muajve të kaluar, po hyn në fazën përfundimtare me vendosjen e shtresës së asfaltit. Siç informon komuna, krahas asfaltimit, do të vendoset edhe ndriçim publik, i cili do ta rrumbullakojë investimin në vendin Banjë.

“Ky është projekt i Komunës së Tetovës, mjete nga granti i fituar nga agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural në vlerë prej 19.960.000 denarë. Njëherësh nga agjencia e njëjtë janë marrë mjete në vlerë prej 14.980.600 denarë për projektin ‘Vendi i Piknikut të Banjës’ me çka parashihet rregullimi i shtratit të lumit, pishina për shfrytëzimin e resurseve termominerale dhe instalim të pajisjeve urbane”, deklaroi kryetarja Teuta Arifi.

Nga ana tjetër, ka ngecje në vazhdimin e bulevardit “Video Smilevski Bato” i njohur si Rruga Industriale te qendra sportive, ndërtimi i të cilit filloi më 9 shkurt.

Duke e pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për një kompani të madhe e cila bënte pjesë nën restrikcionin se jo më shumë se pesë punëtorë mund të jenë në vend pune. Mes tjerash, nuk ka shkaqe të tjera se pse nuk është vazhduar me punë. Ne jemi në kontakt me kompaninë dhe shumë shpejtë presim që me lehtësimin e masave të kthehen në punë dhe normal të ruhen afatet si obligim për përfundimin e kësaj pjese të bulevardit”, tha Arifi.

Sipas kryetares, lehtësimi i masave rreth virusit korona do të mundësojë punën edhe në rrugët tjera të cilat duhet të rekonstruohen.

“Për rrugën ‘Goce Dellçev’ ne kemi konkurruar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve përmes Bankës Botërore, si dhe për rrugët ‘Jane Sandanski’ dhe ’29 nëntori’ para spitalit. Është paralajmëruar edhe se dy nga këto rrugë do të hynë në branshën e parë derisa dy të tjerat në branshën e dytë të financimit, por duke e pasur parasysh faktin se për shkak të krizës i gjithë procesi ishte ndërprerë shpresojmë se tani me liberalizimin do të vazhdojë atje ku ka mbetur”, theksoi Arifi.

Bulevardi “Video Smilevski Bato” duhet të vazhdohet me qëllim që të ulet rrëmuja në komunikacion. Rruga “Goce Dellçev” edhe pse është një nga më të gjatat, me dekada pritet të rinovohet. fc/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments