11.7 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeNdotja, IShMJ: Inspektorët komunalë të dalin në terren

Ndotja, IShMJ: Inspektorët komunalë të dalin në terren

Inspektorati shtetëror për Mbrojtjen e Mjedisit thonë se nga dyzet inspektime të bëra, nuk ka tejkalim të vlerave të ndotjes nga industria.

Alkaloidi dhe Birraria punojnë me gas , ndërsa rezultatet nga inspektimi në Cementarnicë priten më 9 janar. Sipas tyre, pjesa më e madhe e ndotjes vjen nga amvisëritë, komunikacioni si dhe ndërtimtaria që punon me kapacitet të plotë. U apelojnë komunave të ndërmarrin masa rigoroze sa i përket aktiviteteve ndërtimore.

“Mbetet kryetarët e komunave t’u përvishen punëve që inspektorët komunal të mjedisit jetësor të dalin në teren, t’i inspektojnë të gjitha punëtoritë për riparimin e veturave, aktivitetet ndërtimore, të inspektojnë ku përfundojnë mbetjet e vajit, punëtoritë për prodhimin e mobileve të dalin në teren dhe ta fillojnë punën.”, – u shpreh drejtori i inspektoratit shtetëror të mjedisit jetësor, Sreten Stojkovski.

Ivanovska: Nëse inspektorati do të punonte, s’do të ngulfateshim

Kryetarja e antikorrupsionit , Biljana Ivanovska, fajëson Shërbimet e inspektimit që duke mos punuar si duhet, janë bashkëfajtorë për ndotjen enorme.

“Si funksionojnë shërbimet e inspektimit, thjesht shikoni nga dritarja. Nëse shërbimet e inspektimit ndërtimor do të punonin si duhet, Shkupi nuk do të mbytej në mjegull të zezë. Jemi në një situatë të rëndë të cilin e krijuam vetë për shkak të mosfunksionimit të shërbimeve të inspektimit.”, – deklaroi kryetarja e KShPK-së Biljana Ivanovska.

Inspektorët komunal deri më tani kanë sanksionuar 4 persona fizik për djegie të mbetjeve plastike në oborr me gjobë 125 euro. Për të parandaluar ndotjen Inspektorati vlerëson se rrugët duhet të lahen, Shkupi të ketë transport falas dhe qytetarët të mos përdorin plastikë, gomë apo të djegin mobile të vjetra, sepse kjo ndikon në shëndetin kolektiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments