8.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeNdihma amerikane për policinë, mjetet menjëherë të vendosen në përdorim

Ndihma amerikane për policinë, mjetet menjëherë të vendosen në përdorim

Pajisje amerikane dhe mjete në vlerë prej 163 mijë dollarë amerikan për MPB, Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Kryqin e kuq. Ndihma përmes Programit ndërkombëtar për mbështetje të trajnimeve për hetime penale do të dedikohet për përballjen me Kovid-19. Njeriu i parë i MPB, Oliver Spasovski, theksoi se mjetet e donuara duhet menjëherë të vendosen në përdorim.

“Pajisjet në vlerë prej 163 mijë dollarë amerikan menjëherë do të vendosen në funksion në njësitet adekuate organizative të MPB, ndërsa pajisjet përbëhen nga gjeneratorë për rrymë, cisterna për ujë, reflektorë, termometra, mjete për dezinfektim, kompjuterë personal etj”, deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Duke iu falënderuar SHBA-ve, Spasovski e theksoi partneritetin e dëshmuar në procesin e reformimit dhe zhvillimit të policisë si një prej segmenteve kyçe në avancimin e stabilitetit nacional dhe rajonal.

SHBA janë donatorët më të mëdhenj dhe partner strategjik tani dhe në të ardhmen, tha ambasadorja amerikane, Kejt Bërns.

 “Qëllimi i këtij donacioni është që të sigurojmë të gjithë këto fuqi të punojnë në mënyrë më efikase dhe më mirë të ruajnë shëndetin dhe t’i ndihmojnë gjithë qytetarëve të vendit”, theksoi Ambasadorja e SHBA-ve Kejt Bërns.

Sipas ambasadores Bërns, donacioni edhe një herë e konfirmon bashkëpunimin e mirë me MPB dhe institucionet e tjera posaçërisht në gjatë periudhës së pandemisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments