7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeNdërtimi i Korridorit 8 dhe 10, Kovaçevski: Pjesë të marrëveshjes janë sekret

Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10, Kovaçevski: Pjesë të marrëveshjes janë sekret

Marrëveshja e dakorduar me konzorciumin amerikano-turk për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 s’do të shpaloset plotësisht. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se disa pjesë të marrëveshjes me dakordim të palëve nënshkruese mbeten sekret, por që nuk përjashtoi mundësinë Antikorrupsioni dhe institucionet tjera të analizojnë marrëveshjen. Kreu i ekzekutivit për të hequr dilemat për keqpërdorime eventuale, siç pretendon opozita, ftoi për prononcim edhe dy qeveritë amerikane dhe turke.

“Sikurse çdo marrëveshje tjetër komerciale, palët dakorduese përcaktojnë shkallën e besueshmërisë ndaj të dhënave. Ato vendosin çështje të caktuara në marrëveshje, tek të cilat nuk duan të kenë qasje konkurrentët e tyre. Prej tyre varet se cilat pjesë mund t’i ofrohet opinionit. Ka institucione të cilat kanë qasje deri tek të gjitha dokumentet. Ftoj qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverinë e Turqisë të thonë se ato ose ndonjë kompani që vijnë nga shtetet e tyre kanë kërkuar diçka nga shteti ynë në dobi të tyre.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Panova: Shteti do të ndëshkohet me 53 milion euro

Nga VMRO-DPMNE pretendojnë se shteti në mënyrë të jashtëligjshme ka firmosur marrëveshjen për të cilën do të ndëshkohet me 53 milion euro.

“Çdo muaj qeveria do të duhet të paguajë mbi 2.1 milion euro më shumë si ndëshkim, përderisa vijon realizimi i projektit. Kjo nënkupton që nëse deri më 23 prill nuk miratohen 60 orë pune gjatë javës, Maqedonia më 23 prill do të duhet të paguajë 53 milion euro si ndëshkim ndaj “Behtel dhe Enka”-s dhe çdo muaj të paguajë mbi 2.1 milion euro dëm, të cilën Kovaçevski dhe Grupi e kanë bërë që kap vlerën prej 200 milion euro.”, – theksoi zëdhënësja e VMRO- DPMNE-së, Eli Panova.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përjashtoi mundësinë e ndëshkimit, pasi sipas tij për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 ekzistojnë dy variante: më i liri dhe i shpejti dhe më i shtrenjti për një periudhë më të gjatë kohore. Opsioni i parë sipas Kovaçevskit është më i favorshëm, nëse në kuvend votohen ndryshimet për marrëdhënie pune për rritjen e orëve të punës brenda javës në 60 orë. Ky opsion sipas Kovaçevskit do të realizohet vetëm me aprovimin e punëtorit dhe i njëjti do të paguhet për punë shtesë dhe 50% plus për punë gjatë të dielës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments