10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaNdërpritet testimi i “ilaçit të Trump-it”, u shkaktoi probleme në zemër pacientëve

Ndërpritet testimi i “ilaçit të Trump-it”, u shkaktoi probleme në zemër pacientëve

Shkencëtarët në Brazil e kanë ndërprerë pjesërisht testimin e një ilaçi që përdorej kundër malaries, për të cilin është thënë se mund të përdoret gjatë trajtimit të koronavirusit.

Vendimi u mor pasi çereku i pacientëve me koronavirus që po merrnin pjesë në studim filloi të kishte probleme me ritmin e zemrës pasi e kishin marrë dozën më të madhe nga dy dozat që po përdoreshin.

Klorokina dhe hidroksiklorokina janë lavdëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, si substanca efektive kundër koronavirusit pasi në bazë të disa testeve të hershme u besua se ato e pengojnë hyrjen e virusit në qeliza, shkruan “Daily Mail”.

Megjithatë, për një kohë të gjatë është ditur se këto ilaçe mund të kenë efekte anësore serioze, përfshirë ndryshimin e ritmit të zemrës, që mund të shkaktojë vdekje të papritur.

Në hulumtimin e filluar në qytetin Manaus ishte planifikuar përfshirja e 440 pacientëve që ndodhen në gjendje të rëndë, të cilët do të përdornin dy doza të ndryshme të klorokinës, por shkencëtarët i raportuan rezultatet pas trajtimit të vetëm 81 pacientëve.

Një e katërta e atyre që merrnin nga 600 miligramë të kësaj substance nga dy herë në ditë për dhjetë ditë me radhë filluan të kishin probleme me ritmin e zemrës, prandaj shkencëtarët e ndërprenë këtë pjesë të studimit.

Shkencëtarët thanë se vetëm një pjesëmarrës në hulumtim nuk kishte shenja të virusit në fyt pas trajtimit me këto ilaçe. Rezultatet e hulumtimit ende nuk janë vlerësuar nga shkencëtarët e tjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments