hefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi ka reaguar ndaj kritikave të ndërkombëtarëve, pasi kritikuan Qeverinë e Kosovës për zhvillimet në Veri.
Dalipi është kundërpërgjigjur duke thënë se “nëse ruajtja e ‘stabilitokracisë’ do të thotë mbyllja e syve ndaj sulmeve të orkestruara kundër institucioneve tona, atëherë jo faleminderit”.
“Nuk ka alternativë për ruajtjen e shtetit ligjor dhe demokracisë. Nëse ruajtja e ‘stabilitokracisë’ do të thotë mbyllja e syve ndaj sulmeve të orkestruara kundër institucioneve tona nga një grusht kriminelësh dhe huliganësh të paguar nga Beogradi dhe në listën e zezë të Thesarit në SHBA, atëherë jo faleminderit”- ka shkruar ai në Twitter.
Dalipi e ka krahasuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq me Sllobodan Millosheviqin duke thënë se po i përdor taktikat e njëjta.
“Autoritari i krahut të djathtë me lidhje të forta me Moskën Vuçiq, i cili përdor taktikat e viteve ’90 të Millosheviçit për nxitjen e dhunës dhe urrejtjes, po orkestron një tjetër dhunë në veri të Kosovës. Kjo është për të larguar vëmendjen nga problemet në vendin e tij Serbinë” – është shprehur Dalipi.
There’s no alternative to upholding the rule of law & democracy. If maintaining 'stabilitocracy' means closing an eye to orchestrated attacks against our institutions by a handful of Belgrade-paid & US-Treasury-blacklisted criminals & hooligans, then no thank you. 1/3
— Luan Dalipi (@DalipiLuan) May 26, 2023