13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeNdarja e vauçerëve/ Reagojnë Anpasan nga Tetova, Kumanova, Gostivari dhe klubet tjera:...

Ndarja e vauçerëve/ Reagojnë Anpasan nga Tetova, Kumanova, Gostivari dhe klubet tjera: ARS-ja me qasje tendencioze dhe nënçmuese

REAGIM NDAJ AGJENCISË PËR RINI DHE SPORTTë nderuar,E ndjejmë të obligueshme të njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për padrejtësinë e madhe që iu bë klubit tonë nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport me rastin e ndarjes së vauçerëve për klubet sportive.Jemi të obliguar të reagojmë ashpër kundër Agjencisë për Rini dhe Sport për shkak se e njëjta ka treguar një qasje tendencioze ndaj klubit tonë duke na ndarë mjete financiare nënçmuese në vlerë prej vetëm 50.000 denarë.Reagimi jonë mbështetet në faktin që klubeve të shahut të cilat janë të ranguara më dobët se klubi ynë kanë marrë vauçerë në vlerë disa herë më të lartë.Rikujtojmë që këtë vit klubi ynë shënoi suksesin historik duke u kualifikuar në Ligën e parë të shahut të Maqedonisë së Veriut.E përderisa klubi ynë ka fituar vauçer prej 50.000 denarë, klubi i shahut “Centar” nga Shkupi që njëjtë si ne u kualifikua në ligën e parë, ka fituar vauçer prej 300.000 denarë. Klubi i shahut “Lasker” nga Ohri nuk arriti të kualifikohet në ligë të parë, por nga Agjencia për Rini dhe Sport fitoi vauçer prej 140.000 denarë. Ndërsa klubet tjera që janë në të njëjtin nivel si ne, dhe janë në ligë të parë, kanë fituar vauçerë 5 herë më shumë se klubi ynë.Poashtu duhet të theksojmë që gjatë muajit tetor të vitit 2020 klubi ynë ishte organizatori i kampionatit ekipor të Maqedonisë së Veriut në kategorinë e femrave që u mbajt në Kodrën e Diellit. Fakti që Agjencia për Rini dhe Sport nuk ka ditur këtë ta vlerësojë, na forcon dyshimet tona për qasjen tendencioze dhe nënçmuese të kësaj Agjencie ndaj klubit tonë.Përmes këtij reagimi i dënojmë ashpër politikat tendencioze të kësaj Agjencie dhe nënçmimin që i është bërë klubit tonë, dhe kërkojmë që kjo Agjenci publikisht të tregojë se pse ka qasje nënçmuese ndaj klubit tonë.

Ndaj këtyre padrejtësive kanë reaguar edhe klubet tjera si: Kumanova, Gostivari dhe klubet tjera./News-TV/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments