7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeNaser Ziberi kandidat i BDI-së për kryeministër, ish deputet i PPD-së dhe...

Naser Ziberi kandidat i BDI-së për kryeministër, ish deputet i PPD-së dhe ish ministër për punë dhe politikë sociale në ish Qeverinë e B.Cërvenkovskit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka nominuar Naser Ziberin si kandidat të kësaj partie për kryeministër të parë shqiptarë. Në konventën në Prespë, Ali Ahmeti tha se vendimi për Ziberin është marrë pas konsultimeve të gjëra që janë bërë me qarqe të ndryshme intelektuale e akademike.

I thash po kandidaturës sepse kjo ide është më e madhe se sa unë, është më e madhe se sa BDI-ja. Unë nuk do ta kisha pranuar sikur të mos të bindesha se ky është një projekt kombëtar – tha Naser Ziberi.

Por, vetëm disa ditë më herët në prononcime për media, Ziberi ketë ide të partisë së Ahmetit e kishte vlerësuar si propagandë partiake dhe joatraktive sidomos për votuesit shqiptar. Ai kishte thënë se kjo është e realizueshme vetëm në sajë të një marrëveshje me partitë e tjera, të cilën, në këtë rast, BDI-ja nuk e ka.

Slogani për kryeministër shqiptarë nuk është ide e madhe dhe ajo nuk mund të jetë atraktive për të bërë ndonjë kthesë radikale në dispononim e votuesit dhe sidomos votuesit shqiptarë, prandaj nuk pres ndonjë kthesë të rëndësishme në këtë drejtim – u shpreh Naser Ziberi – për Radion Evropa e Lirë.

Gjithë kjo kërkesë kur vihet në konotacion të aktivitetit parazgjedhor merr dimenzione të tjera dhe shpesh herë vendoset në konotacion negativ sidomos te partitë opozitare, te partitë konkurrente me BDI-në. Në qoftë se një subjekt i vetëm nuk ka 61 ulëse në parlament, duhet të ketë një marrëveshje politike, marrëveshje koalicioni me subjektet e tjera -tha Naser Ziberi, kandidat për kryeministër për “Lajm”.

I pyetur drejtpërdrejtë tani nga Alsat, Ziberi mohoi të ketë thënë se realizimi i idesë për kryeministër shqiptar të jetë gjë e pamundur dhe në qoftë se BDI-ja pas zgjedhjeve ka pozitë pa të cilën nuk mund të formohet qeveria, ideja është e realizueshme. Ai thotë se si qytetarë ka të drejta të barabarta me Zaevin dhe Mickoskin për të pretenduar udhëheqjen me vendin.

Naser Ziberi ka qenë deputet i Partisë për Prosperitet Demokratik në tre përbërje parlamentare në vitet e ’90-ta, ministër i Punës dhe Politikës Sociale, zëvendëskryeministër dhe një ndër përpiluesit e Marrëveshjes së Ohrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments