9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNagri Rexhepi / Ministria e Kulturës për të parën herë nuk diskriminon...

Nagri Rexhepi / Ministria e Kulturës për të parën herë nuk diskriminon shqiptarët e Kumanovës

Kryetari i degës së partisë Alternativa në Kumanovë, Nagri Rexhepi, gjatë promovimit të Shtabit Zgjedhor, në fjalimin e tij para të pranishmëve, përvec tjerave theksoi se ministria e kulturës që udhëhiqet nga kuadri i partisë Alternativa, për herë të parë nuk diskriminon shqiptarët e Kumanovës, raporton Almakos.

“ Ne si struktura të Alternativës dalim ballë hapur para anëtarësisë tonë dhe mbarë votuesve shqiptarë sepse nuk i kemi zhgënjyer ata. Ne, jemi pjesë e qeverisë për më pak se dy vite dhe kemi dëshmuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dinë të qeverisin ndryshe, jo si ata të deritanishmit. Ne qeverisim me Ministrinë e Kulturës, dhe Kultura për herë të parë në Maqedoni u bë 45% e shqiptarëve dhe me zero % keqpërdorim dhe shfrytzim të mjeteve nga buxheti i ministrisë. Në Kumanovë si dhe gjithkah ku banojnë shqipëtarët kurr më parë nuk ka pasur më shumë se tani manifestime kulturore, koncerte, botime, ekspozita e shfaqje shqiptare të mbështetura nga Ministria e Kulturës. Gjithashtu kemi bërë edhe punësime në institucionet kulturore. Poashtu kemi edhe drejtori që udhëhiqen nga kuadrat tonë të cilët brenda institucioneve të tyre me frymën e idealit të Alternativës bënë dallimin duke mos keqpërdorur parat e institucionit, madje e kundërta duke i shlyer borxhet dhe ndaluar keqpërdorimet e mëparshme. Nëpër po të njejtat institucione u avancuan të gjithë të punësuarit pa dallim, si dhe u arrit dhe u tejkalua perfaqësimi adekuat i të punësuarve shqiptarë edhe atë nëpër vende udhëheqëse. “, deklaroi Nagri Rexhepi./Almakos/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments