4.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMSH Venko Filipçe: Gjendja është nën kontroll, nuk ka nevojë për masa...

MSH Venko Filipçe: Gjendja është nën kontroll, nuk ka nevojë për masa restriktive

Situata epidemiologjike në vend është stabile dhe për këtë flet ulja e numrit të rasteve të reja pozitive dhe të pacientëve që kërkojnë kurim në Qendrat Kovid, kështu u shpreh sot Ministri i Shëndetësisë i republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.“Për momentin nuk planifikojmë restrikcione apo ndonjë masë shtesë, për shkak se nuk shohim ndonjë rrezik. E ndjekim situatën me vëmendje, jo vetëm te ne, por edhe te vendet përreth”, tha Filipçe.

“Ne kemi 240 000 qytetar të vaksinuar, rreth 200 000 të revaksinuar, 180 000 qytetarë presin për vaksinim, nga të cilët 40 000 janë mbi 60 vjet. Të premten pritet që të mbërrijë një sasi e madhe e vaksinave nga “Pfizer” nëpërmjet mekanizmit “Covax” dhe ata menjëherë të hënën do të distribuohen në qendrat për vaksinim në bazë të numrit të personave të paraqitur, ne tetë pikat më të mëdha për vaksinim. E në javën e ardhshme do të shpërndahen edhe vaksinat kineze që pritet të mbërrijnë gjatë fundjavës. Që do të thotë se janë vaksinuar 20% të popullatës që duhet vaksinuar.

Sa i përket ahengjeve që po organizohen pasi u larguan masat, Filipçe është i mendimit se ata nuk mund të jetë shkaku për valë të re të infektimeve për shkak se analizat kanë treguar se edhe deri më tani ato nuk kanë qenë arsyeja kryesore për rritjen e numrit të infektimeve. Ai kujton se edhe për këto organizime ka një protokoll që duhet ndjekur. Por, nënvizoi se nëse kjo bëhet problem, masat do të vendosen

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments