8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMSH: Qytetarët të cilët kanë bërë zgjedhje të gabuar të lokacionit për...

MSH: Qytetarët të cilët kanë bërë zgjedhje të gabuar të lokacionit për vaksinim, të vaksinohen në vendin ku jetojnë

Qytetarët gjatë regjistrimit në ueb-faqen vakcinacija.mk vetë kanë bërë zgjedhje të gabuar të lokacionit ku dëshirojnë të vaksinohen, për këtë arsye sistemi automatikisht iu ka dërguar porosi për lokacionin, gjegjësisht pikën e vaksinimit dhe qytetin, të cilat i kanë zgjedhur vetë. Këtë sot e njoftoi Ministria e Shëndetësisë pasi në rrjetet sociale u paraqitën informacione nga qytetarë, se për vaksinim kanë marrë sms porosi që të vaksinohen në qytet tjetër, e jo ku jetojnë, pas çka sistemi Termini Im ka bërë analizë të situatës.

“Ministria e Shëndetësisë i informon të gjithë qytetarët të cilët janë përballur me një problem të tillë dhe për këtë shkak nuk ishin paraqitur dje në vaksinim të njëjtën gjë ta bëjnë sot, në vendin ku jetojnë, gjegjësisht në pikën e vaksinimit në qytetin e tyre. Nuk ka nevojë që përsëri të regjistrohen në vakcinacija.mk as te mjeku i tyre amë, mjafton që kur të vijnë në pikën e vaksinimit ta tregojnë porosinë të cilën e kanë pranuar gjegjësisht ku shkruan se dje kanë pasur termin për vaksinim”, thuhet në kumtesë.

Shtohet se kjo vlen për të gjithë qytetarët të cilët edhe sot ose në ditët në vijim do të përballen me këtë problem.

“Ju tregojmë një shembull – personi ka pranuar porosi se, duhet të vaksinohet në Strugë, ndërsa vendbanim ka Shkupin, sot mund të shkojë në cilëndo pikë të vaksinimit në Shkup por është i obliguar që ta tregojë porosinë të cilën e ka pranuar për vaksinim. Nëse dëshmia se ka termin është valide, personi do të vaksinohet, menjëherë”, thekson MSH.

Përveç sallat për vaksinim masiv në Shkup, Kumanovë, Ohër, Shtip, Kavadar, Tetovë dhe Manastir, pikat e vaksinimi punojnë edhe në institucionet shëndetësore në Strumicë, Prilep, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Veles, Koçan, Dibër dhe Gjevgjeli.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që ta respektojnë terminin, gjegjësisht kohën të cilën e kanë marrë për vaksinim, kur nuk do të krijohej rrëmujë në pikat e vaksinimit.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të regjistrohen për vaksinim në ueb-faqen vakcinacija.mk kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë që të vaksinoheni”, qëndron në kumtesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments