1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMPJ e Maqedonisë së Veriut reagoi rreth rastit me presidenten Vjosa Osmani

MPJ e Maqedonisë së Veriut reagoi rreth rastit me presidenten Vjosa Osmani

Ministria për punë të jashtme dhe tregti të jashtme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas notës së protestës së dërguar nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, rreth incidentit me presidenten Vjosa Osmani. Ata shprehin keqardhje për incidentin, duke vlerësuar se me Kosovën kanë raporte pozitive, transmeton TS.mk.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë raport dhe bashkëpunim bilateral pozitiv dhe konstruktiv, pa çështje të hapura dhe me dialog të sinqertë dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe fushat. Në këtë kontekst, shprehim keqardhje për keqkuptimin që ka ndodhur gjatë udhëtimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin ndërkombëtar në Shkup”, deklaruan nga Ministria, përcjell 360shkallë.

Ata kanë kërkuar informacione nga institucionet përgjegjëse, duke deklaruar që pasi të analizojnë këto informacione, do të marrë masa, më qëllim që në të ardhmen mos të vjen deri te një situatë e tillë.

Ndërkohë raportohet që nesër në Shkup për vizitë zyrtare do të jetë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ndryshe, Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Republikën e Kosovës përmes një note proteste ka reaguar ndaj problemit me presidenten Vjosa Osmani që ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa Ambasada e Kosovës në Shkup ka sqaruar që kjo nuk është nota e parë, siç ishte pretenduar në media.

Më 1 gusht, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka ndodhur një incident ndërmjet sigurimit të aeroportit dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Në mungesë të pamjeve, raportohet që presidentja Osmani është sulmuar edhe fizikisht nga Policia e Maqedonisë së Veriut, për shkak se Osmani ka refuzuar që telefoni i saj zyrtar të futet në skaner për kontroll, duke u thirrur në protokollet e përcaktuara në Konventën e Vjenës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments