13.7 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaKronikëMPB: Denoncimi për bomba në shkollat e Shkupit ishte i rremë

MPB: Denoncimi për bomba në shkollat e Shkupit ishte i rremë

Denoncimi për bomba të vendosura në disa shkolla të Shkupit është i rremë, kanë njoftuar nga MPB. Nga atje thonë se policia ka dalë në terren dhe deri më tani kanë kontrolluar shumicën e shkollave ku ka marrë njoftim se ishte vendosur bombë.

“Sot (26.10.2022) rreth orës 12:00 në SPB-Shkup është raportuar se në e-mail adresat e pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave. Më vonë u raportua se i njëjti kërcënim me e-mail është pranuar edhe në tri shkolla të tjera në territorin e Shkupit, ku po ashtu janë marrë masa për evakuimin e sigurt. Menjëherë janë dërguar ekipet e kontrollit antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rastit. Në disa shkolla tashmë ka përfunduar kontrolli dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncim të rremë, ndërsa në disa shkolla kontrollet ende vazhdojnë”, thonë nga MPB.

Kërcënuesi fillimisht ka dërguar një email në pesë shkolla të mesme në Shkup, ndërsa më vonë ai e dërgoi të njejtin email edhe në tre shkolla të tjera. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments