11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme“Monstra”, opozita shqiptare: Prokuroria instrument për realizim e politikave anti-shqiptare

“Monstra”, opozita shqiptare: Prokuroria instrument për realizim e politikave anti-shqiptare

Partitë politike reagojnë për fjalët përfundimtare të Prokurorisë për rastin Monstra. Opozita shqiptare vlerëson se rigjykimi nuk nxori në pah të vërtetën pasi u përdorën të njëjtat prova si në gjykimin e parë. Prokurorinë e cilësojnë të instrumentalizuar ndërsa rastin Monstra si të montuar politikisht.

E pamë një prokurori të instrumentalizuar politikisht, një prokurori që për fat të keq me instrument shqiptar realizuan politikat anti-shqiptare të qarqeve të ndryshme udhëheqëse. Akuzon për terrorizëm duke mos dhënë fare motiv, kush janë porositësit, kush përfiton nga destabilizimi i vendit. Konsiderojmë që është një akt i montuar politik, për të cilin duhet të japin llogari të gjithë që janë përgjegjës në këtë drejtim – deklaroi Skender Rexhepi, ASH AAA.

VMRO DPMNE akuzoi kryeministrin, Zoran Zaev se kishte luajtur me fatin e viktimave, kur kishte paralajmëruar se njerëz të pafajshëm mbaheshin në burg për rastin Monstra.

Fatime Fetai tha se nuk ka pasur asgjë në bombat për rastin “Monstra”, kërkoi dënim për tashmë të akuzuarit. Zaev thoshte se njerëz të pafajshëm janë në burg për rastin “Monstra”. Pyetja kryesore është: Pse Zaev gënjente dhe e keqpërdorte fatin tragjik të familjes së të vrarëve nga Liqeni i Smillkovës, për qëllime politike? Monstra kryesore politike në “Monstra” është Zoran Zaev – thonë nga VMRO DPMNE.

Artan Grubi i BDI-së tha se kishin kërkuar rigjykim, por nuk kanë ndërhyrë në procedurën gjyqësore.

Bashkërisht jemi angazhuar për ripërsëritje të rastit “Monstra”. Është punë e gjyqësorit, prokurorisë, e mbrojtjes, që në procedurë gjyqësore ta dëshmojë aktakuzën apo edhe pafajësinë. Ne në këtë proces nuk kemi ndërhyrë asnjëherë, përveç kërkesës për ripërsëritje të këtij gjykimi në tërësi dhe këtë e kemi arritur. Tani është çështja e autoriteteve gjyqësore, gjykatës dhe prokurorisë dhe mbrojtjes për ta çuar këtë proces deri në fund -u shpreh Artan Grubi, BDI.

Prokurorja e lëndës “Monstra”, Fetai kërkoi burgim të përjetshëm për Alil Demirin, Agim dhe Afrim Ismailoviq. Dënime maksimale për kërkoi edhe për Fejzi dhe Haki Azirin. Për të akuzuarin Sami Luta është tërhequr akuza për shkak të mungesës së provave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments