17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistrja gjermane: Retorika e Serbisë rrit tensionet në Kosovë

Ministrja gjermane: Retorika e Serbisë rrit tensionet në Kosovë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se paralajmërimet e Serbisë për shqyrtimin e dërgimit të forcave të saj në Kosovë, janë “krejtësisht të papranushme”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Në një postim në Twitter, Baerbock tha se Kosova i ka ulur tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por retorika e fundit e Serbisë, sipas saj, bën të kundërtën

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments