11.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistria e Jashtme me masa dhe vendime pas skandalit me Milenkoskin.Veting për...

Ministria e Jashtme me masa dhe vendime pas skandalit me Milenkoskin.Veting për të gjithë diplomatët e vendit!

Arrestimi i diplomatit Mile Milenkoski në Serbi ka bërë që Ministri i Jashtëm Bujar Osmani të nisë veting për të gjithë diplomatët e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq mandati i Milenkoskit si zëvendës shefi i Misionit të Maqedonisë në OSBE në Vjenë është ngrirë deri në zbardhjen e rastit.

 “Kam marr një sërë masash dhe vendimesh. Vendim për tërheqje nga mandati dhe ndërprerje e mandatit në Vjenë, ngrirje e vendit të punës sepse ligji nuk lejon vendim ndryshe deri në zbardhjen e gjendjes, megjithatë kam vendosur që të bëhet edhe veting i jashtëzakonshëm i të gjithë diplomatëve në Ministrinë e Jashtme, duke përdorur mekanizmat e certifikatave të NATO-s, certifikatave nacionale dhe instrumente të tjera për veting të plotë të diplomatëve me qëllim që të mos na ndodhin gjëra të këtilla”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Kryediplomati i vendit thotë se nuk e ka ditur se ka pasur fletëarrest për Milenovskit, ndërsa në interes të hetimit nuk jep as detaje për veprat e të arrestuarit. Konfirmon vetëm se është ngjarje që ka ndodhur në 2018-tën.

 “Ajo që ishte në media, është pjesërisht e vërtetë”, shtoi Osmani.

E media që publikoi skandalin është gazeta Koha, e cila shkruan se dyshohet se Mile Milenkovski para tre viteve, bashkë me dy diplomatë tjerë maqedonas kanë organizuar një udhëtim në Erevan të Armenisë për të evakuuar një personalitet të lartë armen, të dyshuar në vendin e tij për keqpërdorim shumëmilionësh.

 “Nuk dihet motivet e këtij aksioni, por dyshimet janë se ky aksion është bërë edhe me dijeninë e strukturave të larta të sigurisë në Maqedoni. Kjo, për shkak se i arrestuari Mile Milenkoski, së bashku me dy diplomatë tjerë (S.S) dhe (V.S), për këtë mision shpëtimi të armenit kontrovers, kanë huazuar një aeroplan privat me të cilin kanë udhëtuar në Armeni. Paraprakisht, si mbulesë ata në procedurë të shpejtuar kanë regjistruar një shoqatë joqeveritare për personat me nevoja të veçanta, për të marrë pjesë në një konferencë në këtë temë”.

Më tej në artikull, duke u bazuar në burime të saj, Koha shkruan se ky mision i diplomatëve ka qenë i suksesshëm dhe armeni kontrovers, i cili mes tjerash dyshohet se ka qenë i implikuar edhe në pastrimin e parave dhe përvetësimin e shumë pronave shtetërore në vendin e tij, me aeroplanin privat është sjellë në një vend të sigurt. Sipas Kohës,  ky operacion spiunazhi i shpëtimit është zbuluar që atëherë, por me një reagim të shpejtë diplomatik dhe të strukturave të sigurisë së vendeve të implikuara në këtë rast, rasti është heshtur, kur tani papritmas, aktivizohet përsëri nga autoritetet austriake, të cilat edhe e kanë lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments