6.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMe shumë gjasa do të nevojitet dozë e tretë, Filipçe: Vaksina nuk...

Me shumë gjasa do të nevojitet dozë e tretë, Filipçe: Vaksina nuk mbron plotësisht por e ulë rrezikun nga vdekshmëria

Mbi 6 mijë viktima nga virusi korona ka regjistruar Maqedonia e Veriut që nga fillimi i pandemisë, por ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se ky numër është pasojë e asaj që numri më i madh i pacientëve nuk janë të vaksinuar ose shkojnë vonë në spital. Megjithatë ajo që brengos është se shumë të rinj po infektohen dhe fakti që së fundmi është rritur vdekshmëria te kjo kategori e qytetarëve. A po kontrollohet se si mjekohen pacientët?

 “Ne e dimë saktë se si mjekohen të gjithë pacientët. Të gjithë ata mjekohen sipas protokollit të caktuar, me barnat më modernë, nuk kemi mungesë të asnjë ilaçi. Pjesa më e madhe e pacientëve të hospitalizuar nuk janë të vaksinuar dhe ky është problemi, rreth 80%, ndërsa  rreth 9% nga viktimat janë të vaksinuar. Megjithatë, pacientët,  gjendja shëndetësore e të cilëve është e rëndë, kanë edhe sëmundje të tjera serioze shoqëruese. Ata, edhe pse janë mjekuar sipas të gjitha standardeve, për fat të keq, nuk mund t’u ndihmohet”, deklaroi Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë.

Vaksina nuk mbron plotësisht nga infektimi, por në mënyrë serioze ndikon që i infektuari të mos ketë pasoja të rënda, thotë ministri Venko Filipçe. Thekson se me shumë gjasa do të nevojitet edhe dozë e tretë e vaksinës.

 “Asnjëherë, askush, askund në botë, as ne nuk kemi thënë se vaksina na mbron plotësisht. Tregojmë se na mbron dhe seriozisht e ulë rrezikun nga format e rënda të sëmundjes, sipas studimeve për 20 herë e ulë rrezikun nga vdekja. Ky duhet të jetë motivim për qytetarët. Të gjitha hulumtimet deri më tani tregojnë se sipas të gjitha gjasave do të nevojitet doza e tretë por presim që këto analizat të zyrtarizohen”, shtoi Filipçe.

Deri dje me dozën e parë janë vaksinuar më shumë se 741 mijë persona, ndërsa janë rivaksinuar mbi 564 mijë persona. Filipçe informon se për momentin ka mjaftueshëm vaksina edhe atë rreth 300 mijë doza nga Astra Zeneka, Pfizer dhe Sinovak. Për llojin e ri të virusit, të quajtur “MU”, Filipçe thotë se nuk është fare befasi për shkak se ky virus ka tendencë për të ndyshuar, por ende nuk ka mjaftueshëm informacione për karakteristikat e këtij lloji.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments