11.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Cfarë kërkojnë njerëz të Drejtorisë së gjashtë në vendin e aksidentiti,...

VMRO-DPMNE: Cfarë kërkojnë njerëz të Drejtorisë së gjashtë në vendin e aksidentiti, kush po mundohet ta fsheh Kiçeecin?

Opozitarja VMRO-DPMNE në një konferencë për media komentuan aksidentin që ndodhi pasditën e sotme në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, me të cilën një nga lënduarit është edhe Zoran Mileski – Kiçeec. Nga kjo parti thonë se vendi i Kiçeecit është në burg e jo në liri.

Zoran Mileski – Kiceec, është njeriu për të cilin dëgjuam se e kishte organizuar zhvatjen për Miodrag Davidoviq – Daka në rastin “SHIK JELAK”, ku biznesmenit kontrovers serb i janë marrë 300.000 euro, sipas fjalëve të tij në xhirimet që ishin lëshuar në publik. Kiçeec sot në vend që të jetë në burg, ai është i lirë.

Konform informacioneve që i posedojmë në vendngjarje janë parë edhe persona nga Drejtoria e Gjashtë. Gjatë gjithë ditës po bëhen presione ndaj personave që kanë qenë dëshmitarë të rastit si dhe ndaj mediave, që të mos shpërndajnë informacione për aksidentin. Qeveria duhet t`i përgjigjet opinionit se përse Kiçeec është në liri dhe cfarë kërkojnë persona të punësuar në Agjencinë për Siguri Kombëtare në vendngjarje.

Kjo është një dëshmi tjetër, të dashur qytetarë, për kriminalizimin e plotë të sistemit të qeverisjes.

Deri kur do t’i mbrojnë kriminelët?”, pyeti Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments