21.4 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri Nuredini mëson nga mediat për skandalin në Drislla

Ministri Nuredini mëson nga mediat për skandalin në Drislla

Qyteti i Shkupit siguron se Drislla është nën kontroll, dhe në deponi nuk digjen mbeturina të pasigurta mjekësore. Pas publikimit të video materialit ku shihej qartë si transportohen mbeturina mjekësore të pasigurta, Qyteti i Shkupit sot i ftoi gazetarët të shohin se si Drisla tani po funksionon pasi i ka marrë Qyteti kompetencat.

Kompania “Eko Klub” që i ka sjellë mbeturinat mjekësore në Drislla, vitin e kaluar këtu ka djegur mbi 4.5 ton mbeturina mjekësore. Megjithatë, nuk dihet nëse është sterilizuar dhe është dhënë për asgjësim. Edhe këtë muaj, mbeturinë tjetër mjekësore nga “Eko Klubi” ka ardhur në Drislla.

Ministria e mjedisit jetësor do të vendos çfarë do të ndërmerr për rastin në fjalë. Ministri është njoftuar nga mediat, edhe pse kryetari Shilegov skandalin me mbeturinat mjekësore e ka denoncuar që në dhjetor.

Inspektorati Shtetëror, vetëm dy ditë pas inspektimeve të inspektorëve të qytetit, nuk ka gjetur asgjë kontestuese në Eko Klub.

Kompania Eko Klub është themeluar në 25 Janar të vitit 2006. Që nga 19 dhjetori i vitit të kaluar ka pronar të ri Remondis Madison GMBH, ndërsa deri atëherë ka qenë e biznesmeni Sasho Janakieski, i cili tashmë nuk është as menaxher. Në vitin 2018 Eko Klub ka pasur të ardhura prej 100 milion denarësh dhe fitim neto prej afro gjysmë milioni euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments