6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeGomë në vend të rreth-rrotullimit, të rinjtë e Besës kërkojnë që komuna...

Gomë në vend të rreth-rrotullimit, të rinjtë e Besës kërkojnë që komuna të zgjohet nga gjumi dimëror

Forumi Rinor I Lëvizjes Besa në udhëkryqin afër shkollës mjekësore në Tetovë ka vendosur një gomë, e cila do të shërbejë si rreth-rrotullim.

Albi Qamili nga FR i Besës tha se në këtë udhëkryq, kanë ndodhur një sërë aksidentesh, që kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe dëme material.

“Komunën tonë si duket e ka zënë gjumi dhe nuk sheh më larg se qendra e Tetovës. Ndaj këtij problemi as që kanë reaguar e lere më të marrin masa për rregullimin e problemit.  Andaj, duke mos dashur që të rrimë duarkryq, sikurse komuna jonë, ne rinia e Lëvizjes BESA, vendosëm sot, që në shenjë sensibilizimi të opinionit, por edhe në mungesë të buxheteve, ta vendosim këtë rreth rrotullim të improvizuar, me shpresë se, udhëheqësin e komunës tonë, do e zgjojmë nga gjumi dimëror dhe do merr masa për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Albi Qamili, kryetar i FR Besa Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments