11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeAntikorrupsioni fillimisht do ta kontrollojë gjendjen pronësore të kryetarëve të gjykatave

Antikorrupsioni fillimisht do ta kontrollojë gjendjen pronësore të kryetarëve të gjykatave

 Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) gjatë javës do të sjell plan për tre muajt e parë dhe së pari do të fillojë me kontrollin e gjendjes pronësore të kryetarëve të gjykatave, njofton KOHA.

Këtë e paralajmëroi sot kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska para fillimit të ngjarjes për shënimin e Javës së integritetit dhe antikorrupsionit 2020 të organizuar nga Oda ndërkombëtare ekonomike me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.

E pyetur nëse i kanë marrë emrat e gjykatësve, prona e të cilëve do të duhet të kontrollohet, Ivanovska ka thënë se ende nuk kanë marrë asgjë nga Këshilli Gjyqësor Republikan (KGJR).

“Neve koha na shkel dhe në javën e ardhshme kemi vendosur të fillojmë me fazën e parë. Në tremujorin e parë të vendosin së pari kryetarët e gjykatave si një hap fillestar. Pastaj do të shohim mbi analizat e Këshillit gjyqësor dhe do të vazhdojmë më tej”, ka thënë Ivanovska.

KSHPK do të kontrollojë gjendjen pronësore, ose do të zbatohen të dhënat nga lista e dorëzuar pronësore e institucioneve për ndryshimin e gjendjes pronësore të gjykatësve. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments