11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistri i shëndetësisë Bekim Sali: Kompania italiane kërkon rreth 8 milionë euro...

Ministri i shëndetësisë Bekim Sali: Kompania italiane kërkon rreth 8 milionë euro dëmshpërblim për Qendrën Klinike

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali thotë se kompania italiane për shkëputjen e marrëveshjes për ndërtimin e një Qendre të re Klinike në Shkup kërkon dëmshpërblim në shumë prej rreth tetë milionë euro.

“E kemi një dokument i cili është me kërkesë prej tetë milionë eurosh, për të cilin gjithashtu, nuk kemi përgjigje nga kompania e njëjtë e cila e fitoi tenderin dhe që u anulua. Në kërkesën tonë për takim për, thënë kushtimisht, dëshmimin e borxhit, sa është për cilën pjesë dhe pse e kërkon këtë shumë, nuk kemi pasur kurrfarë përgjigje”, tha Sali sot, pas nënshkrimit të Rregullores për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi ndryshe në Qeveri.

Në maj të vitit 2017 ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Nikolla Todorov kumtoi se Qendra e re Klinike në Shkup në vlerë prej 72 milionë euro do ta ndërtojnë dy kompanitë më të mëdha ndërtimore të vendit “Granit” dhe “Beton”, në bashkëpunim me kompaninë italiane “Inso sisteme”. Më vonë këtë marrëveshje e shkëputi trashëgimtari i tij Venko Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments