12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili u takua me pjesëmarrësit në Festivalin Ndërkombëtar...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili u takua me pjesëmarrësit në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “Skupi”

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në hapësirat e Ministrisë së Kulturës realizoi takim pune me një pjesë të pjesëmarrësve në Edicionin e 13-të të këtij viti të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit “Skupi”, i cili do të mbahet nga 28 deri më 31 gusht. Në takim, në të cilin morën pjesë edhe drejtori i manifestimit, BurhanedinSali, ministri i Kulturës u uroi edicion të suksesshëm të festivalit.

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit “Skupi” është organizuar nga ansambli “Tingujt e Karshiakës” dhe është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Në edicionin e sivjetëm do të shfaqen ansamblet vendore dhe ansamblet folklorike nga Azia dhe Evropa, përkatësisht nga: Shqipëria, Turqia, Kosova, Kroacia, Sllovakia, Kirgizistani. Nga 28 deri më 31 gusht, koncerte do të mbahen në disa komuna në Qytetin e Shkupit, si dhe në Tetovë.

Image may contain: 3 people, people standing and indoor
Image may contain: 3 people, people smiling, people standing
Image may contain: 3 people, people smiling, people standing
Image may contain: 10 people, people sitting and indoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments