11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili takim pune me koordinatorin e TIKA-s,...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili takim pune me koordinatorin e TIKA-s, Ajtekin Ajden,ndër 70 projektet edhe restaurimi Arabati Baba Teqe-Tetovë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim pune me koordinatorin e Zyrës së Programit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) – Shkup, Ajtekin Ajden.

Në takim, ministri Ismaili e falënderoi TIKA-n dhe Republikën e Turqisë për të gjitha donacionet e deritanishme, të cilat janë një konfirmim i mbështetjes së TIKA-s dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me vendin tonë në të gjitha fushat, veçanërisht në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në takim u diskutua për mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe TIKA-s, si dhe për investimet dhe mbështetjen e TIKA-s për institucionet kombëtare në fushën e kulturës.

Për të kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët historike dhe në zhvillimin e turizmit kulturor të Maqedonisë në vend, TIKA në vitet e fundit ka filluar restaurimin e trashëgimisë historike edhe të shumë xhamive.

Në periudhën e kaluar, me mbështetjen e TIKA-s, kanë përfunduar disa projekte të rëndësishme në fushën e kulturës, në mesin e të cilave: rinovimi i Shtëpisë Përkujtimore të familjes së Kemal Ataturkut në Koxhaxhik, konservimi i Xhamisë së Mahmut Agës në Radanje – Karbinci, përshtatja e Hamamit Voska në Ohër në një hapësirë të ekspozitës, konservimi i Tyrbesë së Sinan Çelebisë në Pllaoshnik, Teqesë së Zejnel Abedin Pashës në Ohër – shatërvani dhe rregullimi i parterit, konservimi i Xhamisë së Mustafa Çelebisë në Strugë, kërkimet arkeologjike në Xhaminë e Sulltan Muratit në Shkup, rinovimi i Dhomës Përkujtimore të Kemal Ataturkut në Manastir, mbrojtja e drejtpërdrejtë e Hamamit të Vjetër në Tetovë, konservimi i Xhamisë së Mustafa Pashës – Shkup dhe projekte të tjera.

Në takim ishte ndarë informata se është në rrjedhë restaurimi i Xhamisë së Allaxhës dhe Xhamisë së Sulltan Muratit në Shkup, ka përfunduar restaurimi i Xhamisë së Husein Shehut në Komunën e Sarajit, ndërsa për Teqenë Arabati Baba në Tetovë është në proces përgatitja e projektit për restaurimin e saj.
Agjencia Ndërkombëtare Turke për Rindërtim dhe Zhvillim (TIKA), e cila tani ka 61 zyra në 59 vende dhe zbaton projekte në mbi 170 vende, në vitin 2005 i filloi aktivitetet e saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku ka realizuar rreth 1.000 projekte në disa sektorë – nga arsimi deri në shëndetësi, nga bashkëpunimi socio-kulturor deri në bujqësi dhe blegtori – me buxhet prej 100 milionë dollarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments