3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili në hapje/ Ekspozita Fotografike "Bukuria e Tetovës...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili në hapje/ Ekspozita Fotografike “Bukuria e Tetovës në kohëra të ndryshme”

“Bukuria e Tetovës në kohëra të ndryshme” është titulli i ekspozitës fotografike që u hap mbrëmë në Tetovë.
Në ceremoninë e hapjes, para të pranishmëve mbajti fjalim ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili theksoi se Tetova është qyteti me një histori, kulturë dhe traditë të gjatë dhe të pasur, me gjithë shkëlqimin dhe origjinalitetin e tij, e jeton të tashmen e tij në themelet e së kaluarës së pasur kulturore historike.
Ai shtoi se banorët e moshuar me shumë nostalgji e kujtojnë atë Tetovë që më nuk është, nurin e qytetit, por edhe ndërtesat karakteristike që sot mund të shihen vetëm në fotografi si një ndërthurje e së kaluarës dhe së tashmes.
Ekspozita, e cila organizohet nga Shoqata e Arsimit, Kulturës dhe Artit “Kalkan” nga Tetova, u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës në kuadër të manifestimit “Vala e re kulturore”.

Image may contain: 2 people, suit
Image may contain: 3 people, people standing, suit and wedding
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments