11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeREGJISTRIMI I POPULLSISË NË VJESHTË TË 2020-ËS(VIDEO)

REGJISTRIMI I POPULLSISË NË VJESHTË TË 2020-ËS(VIDEO)

Vjeshta e vitit 2020 dhe prilli i vitit 2021 janë dy terminet e mundshme për realizimin e regjistrimit të popullsisë, operacion ky që u prolongua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeministri Zoran Zaev, nënvizoi se do të respektohen sugjerimet e Entit Shtetëror të Statistikave dhe se është me rëndësi që të sillet ligji për regjistrim.

Zoran Zaev, kryeministër

“Është shumë e rëndësishme që deri në fund të vitit ta sjellim këtë ligj. Se a  do të ketë regjistrim në 2020-tën, apo 2021-tën, ligjin duhet dhe do ta sjellim. Ambasadori Zhbogar bëri apel që  para së gjithash duhet të sillet ligji dhe vendimi. E dini që edhe opozita ka pasur vërejtje, që të mos bëhet regjistrimi. Ne vendosëm në mënyrë konsenzuale që zgjedhjet të jenë në prill të këtij viti, kështu e humbin pranverën për realizim të regjistrimit. Këto ditë pres një analizë profesionale nga Enti për Statistikë, që ta prezantoj të njejtën në Qeveri, se si i shohin mundësitë për realizimin e regjistrimit. Njëri opsion është vjeshta e 2020-tës dhe tjetri opsion prolongimi për 2021-tën”

Përndryshe, Enti Shtetëror i Statistikave propozoi sot që Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut të bëhet në prill të 2021, ndërsa Ligji për regjistrim të miratohet para formimit të Qeverisë teknike.

Enti Shtetëror i Statistikave

“Në përputhje me praktikën ndërkombëtare, aktivitetet për regjistrim dhe për zgjedhje nuk mund të zhvillohet paralelisht, duke pasur parasysh se janë caktuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të vitit 2020.  Për shkak të kësaj, ESHS theksoi se do t’i propozojë Ministrisë së Drejtësisë si propozues e ligjit që të prolongojë realizimin e operacionit të regjistrimit për në prill të 2021, ndërsa ligji të miratohet para formimit të Qeverisë teknike, gjegjësisht deri në fund të këtij viti”

Regjistrimi i popullsisë ishte caktuar për në prill të vitit 2020, por për shkak të zgjedhjeve dhe reagimeve të opozitës, ky operacion për numërimin e popullsisë dhe amvisërive në vend, tanimë është prologuar. Ky operacion ishte paraparë që të kushtojë 8,5 milionë euro dhe të realizohej në rrugë elektronike dhe me regjistrues në terren.A

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments