2.1 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBotaMinistri i Jashtëm turk Fidan, paralajmëroi përshkallëzim të mundshëm në rajon.

Ministri i Jashtëm turk Fidan, paralajmëroi përshkallëzim të mundshëm në rajon.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan paralajmëroi të dielën për një përshkallëzim të mundshëm rajonal në vijim të sulmeve ajrore të vazhdueshme të ShBA-së kundër grupeve të mbështetura nga Irani.

“Kur luani me zjarrin, ai zjarr mund të kthehet në zjarr në çdo moment, duke u bërë i pakontrollueshëm. Ne jemi duke u përballur me një rrezik këtu dhe çështja e pakontrollimit është para nesh si kërcënim”, tha Fidan në një intervistë për një televizioni kombëtar.

Ai u shpreh se Türkiye është në diskutime të vazhdueshme me ShBA-në dhe partnerët rajonalë, Fidan tha: “Ne duhet të shmangim përhapjen e (konfrontimeve) në rajon. Situata nuk është e mirë. Mund të përballemi me një përshkallëzim më të madh”, tha ai dhe shtoi se çështja e sigurisë së Izraelit ngrihet vazhdimisht në opinionin publik botëror.

Sipas Fidanit, Izraeli ka prioritet zgjerimin territorial në vend të sigurisë.

Kryediplomati turk tha se Izraeli do të ndihet i sigurt pasi të pushojë së “gënjyeri” komunitetin ndërkombëtar dhe t’u japë palestinezëve shtetin e tyre.

Duke kujtuar se vendet në rajon kanë deklaruar vazhdimisht se janë të gatshme të marrin përgjegjësi, Fidan tha: “Kur paraqitëm zgjidhjen për dy shtete këtë herë, faktori kryesor ishte propozimi ynë për një mekanizëm garancie, duke e bërë atë metodologjikisht të ndryshëm”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments