16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri i Financave Fatmir BeSimi në KLAN DEBAT: Përballja me “depresionin”e ri

Ministri i Financave Fatmir BeSimi në KLAN DEBAT: Përballja me “depresionin”e ri

BESIMI: AFËR 1 MILIARDË EURO NA KA KUSHTUAR PANDEMIA


Këtu e një vit më parë – u shpërfaq si rast për t’u bërë ortek: Virusi COVID-19, nga Vuhani I Kinës për pak kohë u ngrit në pandemi anembanë globit, duke përshkallëzuar krizën shëndetësore në një krizë të përgjithshme ekonomiko-financiare e sociale çfarë nuk mbahet mend në gjithë historinë e njerëzimit. Po ku është Maqedonia e Veriut në këtë mozaik të zymtë të dominuar nga frika dhe fijet e shpresës: Çfarë është çmimi i koronavirusit tek ne dhe çfarë është politika financiare në këtë kohë krize që duket se mund të tejkalojë ‘depresionin e madh’ të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar – a duket dritë në fund të këtij tuneli, I pranishëm në Klan debat ishte ministri i financave, Fatmir Besimi.

Përafësisht 1 miliardë euro i ka kushtuar vendit pandemia, ka bërë të ditur ministri i Financave, Fatmir Besimi, duke theksuar se si pasojë e krizës ka pasur 8.3 % të BPV-së më pak se sa ajo që duhej të ishte sikur të realizoheshin projeksionet. Besimi thotë se rimëkëmbja ekonomike do të varet edhe nga imunizimi I popullatës.

FATMIR BESIMI – MINISTËR I FINANCAVE

“Sipas projekisoneve ndërkombëtare por edhe ato që ne I kemi bërë që vaksina do ndihmojë në rritjen e imunitetit dhe kështu nga gjysëm vetorit të dyte I vitit të kemi një vit më të lehtë”.

Lidhur me shqetësimet edhe nga opozita por edhe nga ekspert të fushës se RMV-së I duhet decentralizim fiskal, Besimi theksoi se kjo është në plan të Ministrisë që drejton ai dhe se së shpejti do të hapet debat publik me njësitë e vetëqeverisjes locale dhe një diskutim më të gjërë, për të parë se cilat janë kapacitetet  për t`u realizuar procesi I decentralizimit fiskal.

FATMIR BESIMI – MINISTËR I FINANCAVE

“Ky do jetë një process I një debati disa muajsh dhe pastaj do jetë në procedurë parlamentare dhe shpresojmë që do ketë përkrahjen e gjithë spektrit parlamentar, pasi është një temë që parimisht përkrahet nga të gjitha subjektet”.

Duke u ndalur të borxhi publik dhe akuzave të opozitares VMRO-DPMNE dhe jo vetëm se borxhi ka arritur shtatë milionë euro,Besimi i ka hedhur poshtë këto akuza, duke pohuar se borxhi publik është në funksion të rritjes ekonomike. Ai më tej, duke ju referuar krizës me pandeminë, theksoi se po vëzhgojnë pikat eventuale të zgjatjes së ndonjë situate të paparashikueshme. /KlanMacedonia

http://klanmacedonia.mk/klan-debat-perballja-me-depresionin-e-ri/
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments