11.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistri i Financave Fatmir Besimi ia dorëzoi zyrtarisht Propozim-buxhetin për vitin 2021,...

Ministri i Financave Fatmir Besimi ia dorëzoi zyrtarisht Propozim-buxhetin për vitin 2021, kryetarit të Kuvendit

Ministri i financave Fatmir Besimi sot e dorëzoi Propozim-buxhetin për vitin 2021 kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe në këtë mënyrë simbolikisht u shënua hyrja e Propozim-buxhetit në organin më të lartë legjislativ.? Propozim-buxheti për vitin 2021 i paraqitet Parlamentit në kohë, madje edhe më herët se afati i parashikuar me procesin e buxhetit.Besimi theksoi se me buxhetin për vitin 2021 bëhen ndryshime sistematike që do të hedhin bazat për një veprim më strategjik, afatgjatë dhe më transparent të financave publike në të ardhmen, më saktësisht me financat SMART.? Ky buxhet vendos një koncept të ri të planifikimit afatmesëm – më saktësisht një kornizë 5-vjeçare për projektet kapitale, rritjen dhe deficitin. Me këtë do të forcohen kapacitetet për planifikim, por edhe për realizimin e synimeve. Do të krijohen gjithashtu mekanizma për të matur ndikimin e projekteve në ekonomi, si dhe një sistem shpërblim dhe ndëshkim për ata që performojnë mirë dhe për ata që dështojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments