9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë Mariçiçi në Strasburg nënshkroi konventën për luftë kundër falsifikimit...

Ministri i Drejtësisë Mariçiçi në Strasburg nënshkroi konventën për luftë kundër falsifikimit të barnave dhe Protokollin 16

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në emër të Qeverisë në Strasburg e nënshkroi Konventën e Këshillit të Evropës për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe veprave të ngjashme penale që përbëjnë kërcënim për shëndetin e qytetarëve. Me këtë dokument, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh gatishmërinë e saj për të përfshirë standardet më të larta të kësaj Konvente në legjislacionin e brendshëm me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, gjegjësisht shëndetit të qytetarëve.

Duke e pasur parasysh se kërcënimet ndaj shëndetit publik si rezultat i falsifikimit, trafikimit të produkteve të falsifikuara mjekësore dhe veprave të ngjashme penale janë një problem global me të cilin përballen të gjitha vendet, Konventa është një instrument ligjor efektiv për shkëmbimin e informacioneve midis palëve dakorduese dhe siguron mbështetje dhe ndihmë të autoriteteve përkatëse në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në parandalimin e veprave penale që përbëjnë kërcënim për shëndetin publik dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo konventë ka hyrë në fuqi më 1 janar 2016 dhe deri më tani është ratifikuar nga 18 shtete, ndërse 17 shtete të tjera e kanë nënshkruar atë.

Në Francë, Mariçiq nënshkroi gjithashtu Protokollin 16 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Ajo rregullon mundësinë që gjykatat më të larta në vend të kërkojnë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut të japë mendime për çështje që lidhen me interpretimin ose zbatimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, përkatësisht gjykatat në vend të komunikojnë drejtpërdrejt me GJEDNJ.

Ministri i Drejtësisë i nënshkroi këto dokumente të rëndësishme me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës Marija Pejçinoviq-Buriq, të cilën e falënderoi për pritjen e shkëlqyer dhe bashkëpunimin e suksesshëm deri më tani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments