6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela -ASH i del në mbrojtje Emshiut: U dogjën të gjallë...

Ziadin Sela -ASH i del në mbrojtje Emshiut: U dogjën të gjallë 14 njerëz, tani mbani larg duart nga familjarët dhe mjekët

Ibin Emshiu i cili më 8 shtator, natën kur zjarri shkrumboi Qendrën Kovid në Tetovë, ka humbur babain dhe vllaun, ka deklaruar se ka marrë kërcënime këto ditë për deklaratën e tij ku thotë se kushtet në Spital janë të këqija dhe se ai është detyruar të kujdeset për të afërmit e tij të infektuar me Covid-19.

Për këtë, ka reaguar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“U dogjën të gjallë 14 njerëz, tani mbani larg duart nga familjarët dhe mjekët”, thotë Sela.

Më poshtë reagimin e plotë të tij të dërguar në media:

Sikur mos mjaftonin 14 viktimat e djegura së gjalli, në vend që të sigurojë hetime të drejta dhe rasti mos përsëritet, pushteti po tenton që me kërcënime dhe shantazhe të amnistoje veten nga përgjegjësia. Ditëve të kaluara po bëhet presion mbi familjarët e viktimave dhe mjekët e spitalit të Tetovës.

Ibin Emshiu, i riu që humbi babain dhe vëllaun në zjarr ka denoncuar se po e kërcënojnë që të mos flasë  dhe të tregojë të vërtetën për kushtet dhe zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë. Nga ana tjetër disa mjekë kanë denoncuar se u bëhet  presion që të nënshkruajnë peticion në mbrojtje të njërit drejtor të spitalit të Tetovës, në stil të njëjtë si tentimi i drejtorëve të klinikave të Shkupit për të shpëtuar Filipçen.

Ju bëj thirrje që urgjentisht të ndaloni presionet e këtilla, leni hetuesit të bëjnë detyrën e tyre pa ndërkëmbëza politike. Respektoni viktimat dhe familjet e tyre, si dhe stafin mjekësor që edhe ashtu e keni lënë të punojë në kushte mizore.

Ju siguroj se, o sot o nesër, përgjegjësit për djegijen e 14 shpirtrave, si dhe ata që pengojnë hetimin, kërcënojnë e shantazhojnë, do të zbulohen dhe do të dalin para drejtësisë./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments