19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri Hoxha: Pas ribalancit të buxhetit do të lëshohen subvencionet

Ministri Hoxha: Pas ribalancit të buxhetit do të lëshohen subvencionet

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha gjatë një aktiviteti në rajonin e Prespës, është pyetur edhe rreth vonesës së subvencioneve për bujqit. Ministri Hoxha ka deklaruar se i kupton shqetësimet e bujqive, por kriza e shkaktuar nga pandemia covid-19 ka vonuar lëshimin e subvencioneve. Gjithashtu Hoxha ka thënë se menjëherë pas ribalancit të buxhetit do të lëshohen subvencionet.

“Është dita e dytë e debatit në komision parlamentar për ribalancin e buxhetit, po sa të përfundojë debati dhe të votohet ribalanci i buxhetit, atëherë në llogaritë e fermerëve do të lëshohen subvencionet”, shtoi ministri Hoxha .

Subvencionet e bujqve për këtë vit u vonuan për shkak të pandemisë së covid-19, duke shkaktuar krizë ekonomike dhe financiare në vend dhe në mbarë globin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments