13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri Çulev ekzemplarët e pasaportave,do të arrijnë më 24 Mars 2020

Ministri Çulev ekzemplarët e pasaportave,do të arrijnë më 24 Mars 2020

“Kemi paralajmërime për 7 deri në 10 ditë të mbërrijë dërgesa e parë me dokumente udhëtimi dhe në këtë pjesë gjendja me dokumentet e udhëtimit do të relaksohet”, tha Çulev.

Naqe Çulev, Ministri i punëve të brendshme gjatë vizitës në SPB-Manastir theksoi se për 7 deri në 10 ditë pritet të vijnë pasaportat e reja në Maqedoninë e Veriut. Rreth 100 mijë pasaporta pritet të vijnë më 24 mars, derisa tjerat pritet të vijnë sivjet në shtator ose tetor.

“Për momentin punojnë grupe punuese nga MPB-ja dhe nga kompania ‘Veridos’ sepse edhe kjo nuk është bërë, nënshkruajmë marrëveshje të re kornizë për dy vite me kompaninë e re, porositim, ndërsa nuk janë specifikuar pamja dhe përmbajtja e dokumenteve të reja personale”, sqaroi ministri Çulev.

Ai paraprakisht ka deklaruar se deri në porosinë e ardhshme kanë mbetur edhe 3.700 formularë, ndërkaq janë dorëzuar rreth 16.500 kërkesa për procedurë të rregullt dhe 650 me procedurë urgjente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments