4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaOpinionZeqirija Ibrahimi /“Vrasësit medialë me pagesë” janë në grahmat e fundit

Zeqirija Ibrahimi /“Vrasësit medialë me pagesë” janë në grahmat e fundit

Shkruan: Zeqirija Ibrahimi

Kur Nënës së Madhe po ia numërojmë ditët e fundit në pushtet, “vrasësit medialë me pagesë” nuk reshtin së fabrikuari tema të paqena për ta preokupuar opinionin me, gjoja, rreziqet që do i sjell demisionimi i padronëve dhe sponsorizuesve të tyre nga pushteti. Duke qenë klientë (myshterinj) të Nënës së Madhe, natyrisht, ajo që i mërzit është se do i humbin privilegjet dhe përfitimet materiale (tenderë, biznese, kompensime etj.), që i marrin duke i ndenjur në prehër Nënës së Madhe. Prandaj për ta bërë punën e tyre kanë nevojë që opinionin publik ta preokupojnë me tema dhe debate të fabrikuara dhe të trilluara. Emëruesi i përbashkët i këtij blic-krigu medial është që të kritikohen kundërshtarët e Nënës së Madhe dhe kjo të bëhet me prodhim të shpifjeve nga më të ndryshmet. Më të talentuarit nga këta “analistë”, “opinionistë” dhe “influencues” kanë kujdes që asnjëherë të mos e lavdërojnë Nënën e Madhe, sepse kjo do i bënte ashiqare propagandistë të saj. Jo, ata vetëm i sulmojnë kundërshtarët e Nënës së Madhe, që ashtu të duken edhe “të pavarur e objektivë” edhe njëkohësisht ta shpijnë ujin te Nëna e tyre e Madhe. Situatë “win-win”, do të thoshin amerikanët: edhe “të pavarur” edhe punojnë për Nënën e Madhe.

Kjo mbase edhe do të funksiononte nëse nuk do t’i ndryshonin kaq shpesh akuzat dhe, e dyta, sikur të gjenin njerëz më kredibilë. Por, do të pajtoheni, njeriu i fundit që mund të akuzojë dikë për antiamerikan është ai që është në listën e zezë amerikane.
Për ta pasur më të qartë këtë skenar këtu më poshtë e keni një shembull se si funksionon kjo. Secili që e ndjek minutën e parë të videos së publikuar më poshtë dhe që e sheh pastaj fotografinë, e merr vesh krejt këtë që e shkrova më sipër.
Lajmi i mirë është se pas kësaj videoje dhe këtyre akuzave Albin Kurti i fitoi zgjedhje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments