Lajmi interaktiv
Ministrit të Bujqësisë Arianit Hoxhës si duket duke u marë me problemet grumbulluese për prodhimet e duhanit dhe prodhimtarinë e vreshtave në Maqedoninë lindore,që është në rregull ,si duket haroi ose i doli nga këndëvështrimi se edhe në Pollog ka kategori veprimtarish që subvencionohen nga Ministria e Bujqësisë…dhe nëse u mor si Ministër me atë çështje në Maqedoninë Lindore normal se tash duhet ta zgjidhë edhe kkëtë çështje …pra asesi nuk qëndrojnë arsyetimet në Ministrinë e bujqësisë, ku thonë se pagesat i bën Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.pra e njëjta i subvencionon të gjitha veprimtaritë edhe të prodhimtarisë së duhanit ,nuk mund atje kënd tjetër e këtu kënd tjetër e njëjta agjenci por atje angazhim edhe kryeministër edhe ministër a në Pollog hudh topin te Agjencioni…po le të jetë ashtu pra Agjencioni kontrollohet nga Ministria e Bujqësisë …pra roli i njerkës ka përfunduar…
=============================
lajmi aktiv që qarkullon
https://tv21.tv/blegtoret-e-pollogut-kerkojne-subvencionet/
Blegtorët e Pollogut gjatë ditës së sotme kanë kërkuar që ministria e bujqësisë të lëshojë subvencionet për vitin 2020. Rezervat e barit dhe të misrit i kanë në fund, ndërsa nuk kanë mundësi që të blejnë tjera. Nga ana tjetër koha e të mbjellave veç më është duke u ofruar dhe ata nuk mund që të kujdesen për bagëtitë e tyre.
Blegtorët kërcënojnë se nëse deri të premten e ardhshme nuk u paguhen subvencionet , me bagëtitë e tyre do të bllokojnë magjistralen Tetovë- Gostivar.
Blegtorët e Pollogut gjatë ditës së sotme kanë kërkuar që ministria e bujqësisë të lëshojë subvencionet për vitin 2020. Rezervat e barit dhe të misrit i kanë në fund, ndërsa nuk kanë mundësi që të blejnë tjera. Nga ana tjetër koha e të mbjellave veç më është duke u ofruar dhe ata nuk mund që të kujdesen për bagëtitë e tyre.
Blegtorët kërcënojnë se nëse deri të premten e ardhshme nuk u paguhen subvencionet , me bagëtitë e tyre do të bllokojnë magjistralen Tetovë- Gostivar.
“Ne si blegtorë të Poloogut bëjmë apel deri tek ministria bujqësisë që brenda javës që vjen nëse nuk do të ketë lëshim të parave, jemi mbledh të gjithë kolegët dhe kemi marr iniciativë të bllokojmë autostradën nëse nuk ka lëshim të parave”, tha një blegtor.
“Deri të premten të na paguhen subvencionet, nëse nuk na lëshohen do marrim masa tjera do ta bllokojmë autostradën Tetovë-Gostivar me gjithë blegtorët e Pollogut dhe do i nxjerrim dhe bagëtitë në rrugë. Është vonesë e madhe, koha është për të mbjellat, ne jemi të bllokuar dhe e vetmja mundësi është të na lëshohen subvencionet e 2020”, shtoi një tjetër blegtor.
“Apelojmë tek ministria bujqësisë tu ndihmoje bujqve në të gjithë rajonin e Pollogut për subvencionet që janë të 2020 që janë të vitit të kaluar”, u shpreh një blegtor tjetër.
Kontaktuam edhe me Ministrinë e bujqësisë, por nga atje thonë se pagesat i bën Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural. U munduam të kontaktojmë edhe me ata por nuk arritëm të biem në kontakt. Në Pollog janë të regjistruar 870 blegtorë. Ndërsa ky nuk është viti i parë që blegtorët ankohen për subvencionet dhe çminimin e ulët të qengjave në kohën kur ushqimin për ta e kanë nga fundi.