4.7 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeReagon Alternativa, pas deklaratës së Osmanit për bashkëqeverisje të mundshme

Reagon Alternativa, pas deklaratës së Osmanit për bashkëqeverisje të mundshme

“AlternAtivA e ka programin e vet partiak dhe programin zgjedhor të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët, kështu që ne u qëndrojmë besnik votuesve dhe marrëveshjeve tona”, thonë për TV21 nga Alternativa, pas deklaratës së mbrëmshme të Bujar Osmani në Click Plus, ku tha se BDI është e gatshme për bashkëqeverisje me Alternativën, por nëse kjo e fundit e pranon programin qeverisës.

Mes tjerash në qëndrimin e tyre thuhet se, ajo që shqiptarët kanë nevojë është që partia shqiptare në pushtet të jetë e fuqishme dhe e fortë e jo herë të jetë në shërbim të Zaevit e Spasovskit e herë të Gruevskit e Mijallkovit, por asnjëherë të shqiptarëve. Deklarata të tipit të këtillë mund të prodhojë vetëm dikush që cinizmin e ka bërë diskurs të gjuhës së tij, por edhe një mendësi përçarëse e ofenduese, që u ngjan taktikave serbe e millosheviqiane, prej ku duket se ky eksponent i BDI-së ka marrë mësim gjatë takimeve me ministrat serbë së fundmi në Beograd./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments