9.4 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMicotakis: Çfarëdo lloj anashkalimi i Marrëveshjes së Prespës do të ketë pasoja...

Micotakis: Çfarëdo lloj anashkalimi i Marrëveshjes së Prespës do të ketë pasoja edhe në marrëdhëniet bilaterale

Porosinë se Greqia nuk do t’i ratifikojë tre memorandumet për bashkëpunim, gjithnjëd erisa nuk ekziston harmonizim i plotë me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, por edhe qëndrimin se devijimi nga Marrëveshja do të sjellë pasoja edhe në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut edhe në marrëdhëniet bilaterale, i shprehi kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në intervistën për televizionin “Skaj”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Lidhur me atë se çfarë do të bëjmë, me deklaratë të qartë e paralajmërova edhe Qeverinë e re në Shkup se çfarëdo lloj devijimi nga Marrëveshja, sigurisht se do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona Maqedoninë e Veriut, por edhe në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës”, theksoi Micotakis.

E përkujtoi, siç tha, paralajmërimin e tij në vitin 2019 se “ratifikimi i Marrëvehsjes na obligon ta zbatojmë atë në të ardhmen”.

“Për prëcaktimin ‘maqedonas’, për fat të keq është e garantuar në Marrëveshjen e Prespës dhe ky ishte mospajtimi ynë më i madh, përkatësisht prapashtesat kombi maqedonas dhe gjuha maqedonase, dhe jo ‘i Maqedonisë së Veriut’”, tha Micotakis.

Duke e komentuar vendimin e djeshëm të SYRIZA-s opozitare për t’i parashtruar në Parlament tre memorandumet, kryeministri grek tha se është praktikë e cila “me të vërtetë i arrin kufijtë e absurdit”.

“Më bëri përshtpyje fakti që dje SYRIZA shpejtoi t’i parashtrojë tre memorandumet në Parlament. Tani, kur e shohim se për çka dyshuam tashmë një periudhë më të gjatë se mund të vijë Qeveria e ardhshme dhe në njëfarë mënyre ta kontestojë thelbin e Marrëveshjes, që në të vërtetë është erga omnes, përkatësisht një emër për të gjithë. Tani të vijmë ne t’i ratifikojmë memorandumet dhe ta humbim çdo armë negociuese që e kemi për Shkupin?”, theksoi kryeministri grek.

Theksoi se i kanë ndjekur ngjarjet politike tek ne, kanë parë se vjen një Qeveri e re, e kanë lexuar atë që ishte thënë dhe siç sqaroi, prandaj kanë zgjedhur të mos i ratifikojnë memorandumet.

“Ne nuk do t’i ratifikojmë memorandumet gjithnjë derisa nuk do të jemi absolutisht të bindur se pala tjetër nuk është e harmonizuar me të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së Prespës”, porositi Micotakis.

Lidhur me procedurën e liderit të vendimit grek, Miriakos Velopulos për ta anuluar Marrëvehsjen e Prespës në foltoren kuvendore, tha se nuk dëshiron t’i komentojë “shpërthimet patriotike të Velopulosit, i cili ka bërë karrierë mbi këto çështje” dhe theksoi se qytetarët e kuptojnë se ç’do të thotë “patriotizëm i përgjegjshëm dhe cilët janë patriotët në praktikë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments