4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMickovski për energjinë elektrike: Qeveria nuk ka kurrfarë plani për t’u ballafaquar...

Mickovski për energjinë elektrike: Qeveria nuk ka kurrfarë plani për t’u ballafaquar me këtë situatë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski paralajmëroi se janë të mundshme restrikcione të rrymës për shkak të menaxhimit të papërgjegjshëm me resurset energjetike në vend.

Ai thotë se pyetja nuk është se a do, por sa do rritet çmimi i rrymës.

“Dhe kjo është kështu për shkak të menaxhimit të keq me resurset energjetike dhe vrapimit pas tenderëve. Vrapimit pas tenderëve për shkak të krimitt dhe sot sjellja e këtillë ka bërë të mos ketë sasi të mjaftueshme të qymyrit për prodhimin e rrymës. Akumulacionet dhe potenciali ujor janë zero dhe në fund shohim se Qeveria nuk ka kurrfarë plani për t’u ballafaquar me këtë situatë”, ka thënë Mickovski./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments