4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMICKOSKI: RMV-ja ËSHTË LARG BE-së

MICKOSKI: RMV-ja ËSHTË LARG BE-së

PARALAJMËROHEN PROTESTA EDHE JAVËN E ARDHSHME


Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend Hristian Mickovski, duke fajsuar partin në pushtet për mos fillimin e negociatave me BE ai tha se RMV është largë integrimit në këtë strukturë dhe për këtë fajtor është qeverisja aktuale.

Partia opozitare VMRO-DPMNE vajzhdon të fajsoj pushtetin për ngecjen e bisedimebe me BE. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski theksoi se Maqedonia e Veriut është  larg  BE –së jo vetëm nga bllokimi bullgar por edhe për shkak se, siç thotë ai, kjo qeveri kriminale nuk ka përfunduar asnjë detyrë të brendshme.

“4 vite vjedhje të jetesës. 4 vite politizim të fuqishëm në gjyqësi dhe drejtësi. Maqedonia duhej të fillojë menjëherë bisedimet me BE-në. Këto persona që janë me ne, por edhe ata që nuk janë me ne, populli maqedonas, kombi dhe shteti meritojnë menjëherë pa kushtëzime, pa ankese shtesë, dokumente strategjike ose quani si të doni, menjëherë të hënë ose të martën e ardhshme të fillojë bisedimet me BE-në”, tha Mickoski.

Mickoski kërkoi nga liderët evropian që BE të mbështesin vendin në këtë drejtim dhe sa më shpejt Maqedonia e Veriut t’i nisë bisedimet me BE-në. Ai paralajmëroi  protesta edhe gjatë javës së  ardhshme për shkak siç theksoi ai,  të bisedimeve të fshehta mes Zaevit dhe autoriteteve bullgare.Sipas tij, linjat e kuqe janë identiteti dhe gjuha maqedonas si dhe kultura dhe se nuk duhet të lejohet edhe një, siç thotë ai, tradhti kombëtare. Ndërkaq, një ditë më parë u mbajt takimi i Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore, por pa asnjë përparim. Ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani theksoi se nuk duhet të lihen anash rezultatet e deritanishme dhe se nuk mund të pritet që kjo çështje të mbyllet për një vit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments