7.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeMickoski: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga ne, bullgarët nuk do...

Mickoski: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga ne, bullgarët nuk do të përfshihen në Kushtetutë

“Gjithsej 44 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, si garanci për popullin, vërtetuan në noter deklaratat se nuk do të pranojnë ndryshimin e Kushtetutës me ndërgjegje të pastër dhe ndërgjegje të shëndoshë”, njoftoi lideri i partisë politike VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai ka theksuar se protestat e përditshme nuk kanë qenë luftë e tij apo e partisë, por e popullit.

Lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvend, Mickoski i cilësoi si turp për shtetin.

Ai tha se zgjedhje duhet të ketë, dhe VMRO-DPMNE garanton se bullgarët nuk do të përfshihen në Kushtetutë, dhe garanci për këtë janë deputetët e opozitës që janë bashkë në këtë betejë.

Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sipas Mickoskit, do të ketë një detyrë të vështirë për të korrigjuar gabimet e qeverisë aktuale dhe, siç thotë ai, “ta kthejë atë që është vjedhur dhe t’i bëjë të përgjigjen për atë që kanë bërë”.

Ndryshe, deputetët e opozitës maqedonase, sot lëshuan sallën e kuvendit në momentin që do të bëhej votimi për miratimin e propozimit francez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments