8.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeMICKOSKI: PASI T’I FITOJMË ZGJEDHJET LOKALE, ZAEVIT DO T’I IKIN SHUMË DEPUTETË!

MICKOSKI: PASI T’I FITOJMË ZGJEDHJET LOKALE, ZAEVIT DO T’I IKIN SHUMË DEPUTETË!

Kreu i VMRO-së, Hristian Mickoski është i bindur se partia e tij do t’i fiojë zgjedhjet e ardhshme lokale. Pas kësaj, qeveria e Zoran Zaev do të delegjitimohet dhe do të bëhet domosdoshmëri mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai theksoi se pas zgjedhjeve lokale të fituara nga opozita, do të ketë tranzicion të deputetëve nga shumica në pushtet të cilët janë të pakënaqur me Zoran Zaev dhe kanë dëshirë për të formuar një qeveri të re.

“Unë vlerësoj se në radhët e opozitës do të ketë tranzicion të deputetëve të cilët në këtë moment formalisht ende mbështesin shumicën në pushtet. Sidoqoftë, në bisedat me ne, ata shprehën pakënaqësinë e tyre dhe gatishmërinë për t’u bërë pjesë e një shumice të re. Ai proces do të përshpejtohet me rezultatet e zgjedhjeve lokale që do të jenë në favorin tonë, të cilat do të delegjitimojnë qeverinë e Zoran Zaevit”, tha Mickoski për Al Jazeera Balkans. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments