11.3 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeMickoski paralajmëron përgjegjësi: LSD dhe BDI bëjnë krim epik prej rreth 150...

Mickoski paralajmëron përgjegjësi: LSD dhe BDI bëjnë krim epik prej rreth 150 milionë eurove në TEC Manastir

Gjithnjë e më pak po bëhen gërmime, por gjithnjë e më shumë shpenzohet për nxjerrjen e thëngjillit, por në të njëjtën kohë filluan të importojnë thëngjill me cilësi të dyshimtë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në debatin e sotëm “Platforma energjetike për ardhmëri” me temë “Koncepti për investime në energji” në Manastir, përcjell TV21. Ai ka mesazh se nëse mendojnë se do të përgatisin valixhet dhe do të ikin, premtoi  se ai  personalisht do të merret me ta.“Krahas këtij tenderi të madh, është edhe një tender epik, i cili zgjat 18 muaj dhe është rreth 2 miliardë e 400 milionë denarë, pra rreth 40 milionë euro plus TVSH, që do të thotë rreth 46-47 milionë euro, që I fitoi një kompani e njohur, dhe ne si parti, kishim shumë konferenca për media, nënkryetari Nikollovski foli për këtë krim epik. Tashmë janë 150 milionë euro tenderë që duhet të përfundojnë para zgjedhjeve për të cilët dyshohet se po paguhen avance  me vlerë prej  20% dhe ka dyshime të bazuara dhe informacione që na mbërrijnë se 10% e parë do të paguhen tani, kurse gjysma e dytë në maj-qershor, kur kjo qeveri e LDS-se dhe BDI-se do te largohet, që të përgatiten mirë me valixhet e tyre dhe  mendojnë se kështu do te shpëtojnë veten dhe do te ikin nga Maqedonia dhe se e gjitha kjo do te kalojë,  mendojnë se askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, theskoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments