9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMickoski me ofertë: Le të vijë Ligji për shtetësi në Kuvend, aty...

Mickoski me ofertë: Le të vijë Ligji për shtetësi në Kuvend, aty do të shohim se kush si do të votojë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka dalë sot me ofertë deri te pushteti. Ligji për shtetësi të hyjë në seancë plenare, dhe aty do të shihet se kush është “kundër” dhe “për” miratimin e tij.

Siç tha Mickoski, këtë ia ka propozuar edhe kryeministrit Zoran Zaev në takimin e përbashkët.

“Zoran Zaevi i kam propozuar, qysh në takimin e liderëve, ja ne t’i tërheqim amendamentet, t’i tërheqin edhe Aleanca dhe Alternativa dhe të dy Ligjet të vijnë në seancë plenare për votim dhe të shohim se kush është “kundër” dhe kush është “për”. Nëse është kundër Dimçe, Apasiev siç thotë, Zoran Zaev atëherë, do të kemi zgjidhje për Ligjin për shtetësi. Nëse do të miratohet ligji për bizneset, atëherë do të vijnë Aleanca dhe Alternativa dhe do t’i tërheqin amendamentet dhe të gjithë do ta votojmë pakon e 5 ekonomik”, tha Mickoski, transmeton TV21.

Ka folur edhe për paralajmërimet e shumicës, se pritet takim gjatë kësaj jave dhe se zgjidhje përfundimtare për Ligjin për shtetësi.

Ka pyetur, si mundet që të arrihet zgjidhje pa pyetur qëndrim nga opozita maqedonase, ndërkaq ka shtuar:

“Le të na tregojnë zgjidhjen dhe ne do të prononcohemi. Por nëse ligji është kështu siç është propozuar, atëherë le të hyjë në Kuvend dhe aty do të mësojmë, nëse “E majta” është “kundër”, nëse LSDM-ja është “kundër” dhe BDI është “kundër” apo “për”, nëse Alternativa dhe Aleanca “për”, do të dihet”, tha Mickoski./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments