4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMesila Doda i kthehet Ramës: Përballë nesh je ti, që shite tokë...

Mesila Doda i kthehet Ramës: Përballë nesh je ti, që shite tokë e det dhe përzure gjysëm milioni shqiptarë

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda i është përgjigjur sërish deklaratave të Edi Ramës, ku shprehet se një kryemisitër që ka 8 vite në pushtet del në fushatë me bilanc, jo duke sharë gratë e burrat që ka përballë.

Përmes një statusi në Facebook, Doda shkruan se përballë nesh është vetëm ai që me psiqikën tënde e tij të sëmurë, arriti të shiste tokë e det dhe përzuri këto 8 vite gjysëm milioni shqiptarë.

Postimi i plotëKungull mos të mbiftë fara… kudo shkoj më del përpara…Përroi psiqik rrodhi edhe sot… o kungull, kryeministri që ka 8 vite në pushtet del në fushatë me bilanc, jo duke sharë gratë e burrat që ka përballë.Gjithsesi ke një gabim konceptual që ti as që arrin ta kuptosh i sakatuar psiqikisht siç je…ne nuk kemi përballë as Pandin, as Mimin, as Fatmir Xhafën… madje madje as Gramozin.Përballë nesh je ti, me psiqikën tënde të sëmurë që kujton se të sillesh si lac i lagjes mbulon paaftësinë tënde si kryeministër. Përballë nesh je vetëm ti që shite tokë e det e që arrite të përzësh këto 8 vite gjysëm milioni shqiptarë. Përballë nesh je vetëm ti, që shpërndave si në mall të babës tokë e det, porte dhe aeroporte për 5 oligarkë, ti që buxhetin e shqiptarëve e shkërrmoqe me klientët e tu ditën më të zezë të shqiptarve e kur kishin nevojë më shumë se kurrë për ndihmë. Përballë nesh je vetëm ti, që shkatërrove çdo shtyllë të sistemit demokratik, i le shqiptarët të vdesin mes pandemisë pa ndihmë. Ti dhe vetëm Ti, je përgjegjësi dhe kundërshtari ynë ndaj deri në fund do na kesh përballë, derisa ndëshkimi i drejtësisë së çliruar do të të çojë aty ku e meriton.

https://27.al/mesila-doda-i-kthehet-rames-perballe-nesh-je-ti-qe-shite-toke-e-det-dhe-perzure-gjysem-milioni-shqiptare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments